Opozita e Kosovës shton presionin ndaj qeverisë për rastin e ambasadorit të këtij vendi në Kroaci, Martin Berishaj të akuzuar se ka përfituar 1.2 milionë Euro nga një komani sllovene me degë në Beograd, Sarajevë dhe Tiranë.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se këto para u përdorën për financimin e fushatës së Albin Kurtit ndaj i bëhet thirrje prokurorisë të përfshijë në hetime edhe krerët më të lartë të shtetit.
“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz”, u shpreh Driton Selmanaj, deputet i LDK.
LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ambasadorit Berishaj. Sipas LDK rasti Berishaj rrëzon pretendimet e qeverisë për luftën ndaj korrupsionit.
“Kjo Qeveri është e korruptuar deri në palcë dhe lufton ditë e natë, jo kundër korrupsionit dhe të korruptuarve, por krahpërkrah me korrupsionin dhe të korruptuarve”, u shpreh Besian Mustafa – deputet i LDK.
Një ditë më parë Aleanca për ardhmërinë e Kosovës njoftoi se do të kërkojë raportim nga institucionet nëse Berisha ka kaluar filtrat e sigurisë.
Tv Klan
#ldk #kosove
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!