Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.
Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë gazetarëve të pranishëm.
Një pjesë e rrugës në Mitrovicë të veriut është bllokuar pas shpërthimit, ndërsa për shkak të sigurisë mediave u është kërkuar të largohen nga hapësirat përreth zyrave të KKZ-së.
Policia e Kosovës konfirmoi se, pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.
Më herët, disa media serbe raportuan për dy shpërthime në Zubin Potok dhe tri në Mitrovicën e Veriut.
Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”, por shtoi se “deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente”.
Ajo nuk dha detaje se kush mund të jetë përgjegjës, por tha se “protestuesit” kanë demoluar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.
Në Mitrovicë të Veriut, pranë vendit ku kanë ndodhur shpërthimet, mbrëmjen e 6 dhjetorit janë parë edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#TopChannelNews
Ещё видео!