Bashkimi Evropian miratoi të ashtuquajturën “çertifikata e vdekjes”, e cila nënkupton fundin e makinave me djegie të brendshme deri në vitin 2035.
Eurodeputetët dhe qeveritë e vendeve anëtare arritën një marrëveshje për këtë rregull, një masë emblematike që synon përmbushjen e angazhimeve evropiane për çështjen e klimës.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti këtë plan të rëndësishëm në ambiciet klimatike të BE-së, të cilat ajo tha se do të forconte inovacionin dhe udhëheqjen industriale dhe teknologjike evropiane.
Eurodeputeti francez Pascal Kanfen, kryetar i Komitetit të Mjedisit të Parlamentit Evropian, foli për një vendim historik të BE-së për klimën, pas përfundimit të negociatave disa orëshe.
Industria evropiane e makinave siguroi se është e gatshme të përballet me sfidën pas këtij vendimi të paprecedentë, ndërsa i bëri thirrje BE-së të vendosë kushte që i përshkruan si të nevojshme për të arritur qëllimin, veçanërisht instalimin e një rrjeti adekuat karikues për bateritë e makinave elektrike.
Teksti i miratuar bazohet në propozimin e paraqitur nga Komisioni në korrik 2021 dhe parashikon emetimet zero të dioksidit të karbonit të makinave të reja të shitura në Evropë nga viti 2035.
Duke qenë se makina, mjeti kryesor i transportit për evropianët, përbën pak më pak se 15% të emetimeve totale të CO2 në BE, rregulli i ri pritet të kontribuojë në arritjen e synimeve klimatike të kontinentit të vjetër, përkatësisht arritjen e neutralitetit klimatik me një horizont të vitit 2050.
Kjo është marrëveshja e parë për një masë të përfshirë në paketën evropiane të klimës e cila synon të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030 krahasuar me 1990.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian do të duhet ta ratifikojnë zyrtarisht këtë marrëveshje që ajo të hyjë në fuqi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Makinat
Ещё видео!