Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 10°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor – Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rëni të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C.
Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.
Prezantues: Ori Nebijaj & Isli Islami
Autore: Aida Tuci
Gazetar: Ermal Kelliçi (redaktor), Edlira Sulejmani, Malvina Gorreja, Vilma Kërçiku
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Parashikimiimotit#WakeUp#TopChannel
Ещё видео!