Dokumentari i titulluar “Pesha e baltës” është i realizuar nga gazetarja e njohur Luljeta Progni dhe është i fokusuar pikërisht tek problematika e procesit të kërkimit dhe gjetjes së personave të zhdukur me forcë gjatë diktaturës komuniste.
Dokumentari synon të ndikojë tek autoritet e ngarkuara për ti dhënë zgjidhje çështjes së të zhdukurve në Shqipëri. Synon gjithashtu të sensibilozojë familjarët e të zhdukurve për tu bërë pjesë e procesit përmes deklarimeve për të afërmit e tyre. Dokumentari synon gjithashtu të sensibilozojë institucionet shtetërore të angazhohen maksimalisht për të marrë në mbrotje vëndet e vuajtjes. Shoqëria shqiptare duhet të përballet me këtë të shkuar për ta pranuar dhimbjen e asaj pjese që u prek rëndë nga diktatura dhe për t'iu kthyer eshtrat e të afërmve. Në të kundërt, kjo pjesë e shoqërisë shqiptare, pasardhës të mijëra viktimave të diktaturës do të vazhdojë të jetë e lënduar, për fatin tragjik të të afërmve të tyre.
Projekti “They are not lost anymore” realizohet nga ISP me mbeshtetjen e ICMP (Komisioni Nërkombëtar për Personat e Zhdukur).
Ещё видео!