Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili pak ditë më parë fitoi një tjetër mandate 5-vjeçar për të drejtuar vendin, ishte në një vizitë zyrtare ne Republikën turke në Qiprin Veriore, ku u prit nga presidenti i saj Ersin Tatar.
Duke folur për vizitën atje, Erdogan theksoi se turqit nuk mund të jenë më pakicë në Qipro dhe akuzoi se pala greke atje vijon të refuzojë të ulet në negociata me atë turke.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat dhe interesat e palës turke qipriote. Kërkesa ime për një konferencë për çështjet e Mesdheut Lindor nuk u plotësua. Ne jemi gjithmonë të hapur për dialog, por pala greke në Qipro vijon të mos ulet në tryezë, pasi nuk e pranon sovranitetin tonë”, deklaroi Erdogan.
Presidenti turk dërgoi një mesazh të qartë edhe për Greqinë, që në Athinën zyrtare u lexua si një kërcënim, teksa tha se deti Egje duhet t’i japë botës imazhin e detit të paqes.
“Rruga jonë është e qartë. Nuk ka rrugëdalje nga këto dete, veç paqes. Nëse ka nga ata që duan ta parandalojnë këtë, ne do të duhet të zbatojmë politika të tjera. Ne duam që Deti Egje t'i japë botës mesazhin e tij si një det paqeje”, u shpreh Erdogan.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Erdogan#TopChannel
Ещё видео!