- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Protesta e mbështetësve të Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, është shoqëruar me përplasje me efektivët e policisë dhe për këtë arsye janë shoqëruar në komisariat dhe proceduar disa persona.
Policia e Shtetit bën me dije se për këtë manifestim të konsideruar të jashtëligjshëm janë proceduar 18 persona, mes të cilëve dhe organizatorët Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Boiken Abazi.
Këta persona akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anti-Covid. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur gjobë, shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Ещё видео!