Pas një ditë dhe nate të gjatë seancë maratonë diskutimesh më në fund rreth orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës Kuvendi miratoi kabinetin e qeverisë 'Rama 2' dhe programin politik.
Në votim morën pjesë 129 deputetë, programi dhe qeveria e re u miratuan nga Kuvendi me 78 vota pro dhe 51 kundër, ndërsa 11 nuk morën pjesë.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi drejtoi seancën e Kuvendit si dhe lexoi të gjithë emrat e ministrave të qeverisë Rama 2.
PD dhe LSI kundërshtuan programin politik të qeverisë “Rama 2” duke votuar kundër.
Kabineti u votua me 78 pro, 51 kundër, sot betohet në Presidencë
Pas votimit në Kuvend, qeveria e re pritet që të betohet sot në Presidencë për të vijuar më pas me mbledhjen e parë zyrtare të kabinetit të ri.
Ещё видео!