Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet. Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet I dyfishtë. Do të jenë aq afër, thotë Fox Neës, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit. “ Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA. “ Sigurohuni që ta shikoni, sepse është dicka vërtet e rrallë”, shtoi ajo. Kur trupat qiellorë rreshtohen, quhet bashkim, por meqenëse ky përfshin dy gjigantët më të mëdhenj tw gazte të sistemit tonë diellor, ai njihet si "bashkimi i madh". Por ndonëse të dy planetët do të duken afër njëri-tjetrit, distance mes tyre në të vërtetë do të jetë mbi katër herë më e madhe se ajo mes Tokës dhe Diellit.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Planetet#TopChannel
Ещё видео!