Miliarderët që i kanë krijuar vetë perandoritë e tyre, si Jeff Bezos dhe Elon Musk, kanë siguruar fitime të stërmëdha gjatë pandemisë së koronavirusit, por një raport i kohëve të fundit, tregon se nuk ka si paratë e familjes për tu bërë dhe për të qëndruar, shumë, shumë i pasur.
10 nga familjet më të pasura në SHBA, përfshirë familjen Walmart dhe dinastitë që qëndrojnë pas industrive të ëmbëlsirave apo kozmetikës, kanë parë që asetet e tyre të rriten pa fund gjatë pandemisë, me një rritje të përbashkët të pasurisë së tyre në mbi 136 miliardë dollarë në vetëm 14 muaj.
Raporti, Oligarkë me Lugë të Argjendtë, detajon se si këto familje, jo vetëm kanë shtuar pasurinë e tyre me miliarda dollarë, gjatë vitit të shkuar, por kanë punuar edhe që të sigurojnë se sistemi e mbështet rritjen e tyre gjatë dekadave.
Nëse sistemi do të funksionohej sic duhej, ne nuk duhet të shihnim një rritje të përshpejtuar të pasurisë mes gjeneratave. Pasuria duhej të shpërndahej...
Në 1983, familja Walton, patriarku i të cilës Sam Walton themeloi Walmart, vlente 2.15 miliardë dollarë ose 5.6 miliardë dollarë në ditët e sotme. Në fund të 2020-ës, trashëgimtarët e Ëalton-ëve, kishin një pasuri të përbashkët prej më shumë se 247 miliardë dollarësh, një rritje kjo prej 4320 për qindësh.
Waltonët, janë familja më e pasur në botë dhe shtatë muajt e shkuar ata kanë nxjerrë në shitje aksione me vlerë 6 miliardë dollarë të kompanisë, një shifër dy herë më e lartë se bonuset speciale që Ualmart i pagoi 1.5 milionë punonjësve në shba vitin e kaluar në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre në mesin e pandemisë.
Dhe sërish, kjo përbën vetëm një fraksion shumë të vogël të pasurisë së tyre. pasardhësit e Sam Ëalton, vazhdojnë sidoqoftë të kontrollojnë mbi 1.3 miliardë aksione të Ualmart në mënyrë direkte dhe përmes trusteve të familjes, ndërkohë që pasuria e tyre, e lidhur kryesisht me aksionet në rrjetin më të madh në botë, është rritur me 23 miliardë dollarë vetëm vitin e shkuar për shkak të rritjes së cmimit të aksioneve. Suksesi i Ualmart e ka mbajtur familjen nga Arkansasi, tani në gjeneratën e tretë të saj, më të pasur se Jef Bezos dhe Elon Musk, dy mega miliarderët e erës sonë dhe thuajse 100 miliardë dollarë më të pasur krahasuar me dinastinë e dytë më të pasur në botë, klanin Mars.
Familja që qëndron pas disa prej cokollatave më të dashura në amerikë, familja Mars, po ashtu ka shijuar një rikthim të ëmbël në pasurinë e saj, duke rritur pasurinë e familjes me 28 për qind ose me 21 miliardë dollarë nga marsi 2020 deri në maj 2021.
Dinastia Mars nisi në 1911, kur Franklin dhe Ethel Mars, hapën një punishte cokollate që u rrit për të prodhuar edhe bestsellera si Milky Ëay dhe Snickers në vitet 1920-1930. Sot, aktiviteti drejtohet nga pasuesit e tyre.
Në 2020-ën, pasuria e familjes ishte 94 miliardë dollarë sipas listës së dinastive miliarda dollarëshe të revistës Forbes. E nëse kjo shifër krahasohet me një listë të ngjashme po të revistës Forbes të vitit 1983, dhe merret parasysh edhe inflacioni, rezulton që pasuria e familjes mars është rritur me 3517 për qind nga 2.6 miliardë dollarë në 94 miliardë dollarë.
Dhe Mars ishte vetëm një nga 27 familjet që shfaqeshin në listën e Forbes në 1983-shin dhe në 2020-ën, të gjitha këto familje së bashku kanë njohur një rritje pasurie prej 1007 për qindësh.
Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin.
Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës...
Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi...
Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit...
Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë…
Njihuni me më TE PASURIT e planetit!
Rubrika më e re në Top News
Çdo të Shtunë, Ora 17:15
Autore: Ardita Beçolli.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TePasurit#TopChannel
Ещё видео!