Meqenëse Marku është Ungjilli më i shkurtër dhe rreth nëntëdhjetë përqind e materialit të tij gjendet edhe te Mateu, Luka ose te të dy, çfarë kontributi jep ai që ne të mos mund të bëjmë pa të? Para së gjithash, karakteri i shkurtër dhe thjeshtësia gazetareske e Markut e bëjnë Ungjillin e tij një hyrje ideale për te besimi i krishterë.
Në fusha të reja misionare, shpesh Marku është i libri i parë që përkthehet në një gjuhë të re. Nuk është thjesht stili i drejtpërdrejtë dhe veprues, i përshtatshëm sidomos për romakët dhe homologët e tyre të kohës së sotme, por është edhe përmbajtja ajo që e bën të veçantë Ungjillin e Markut.
Ещё видео!