Kjo periudhë është një kohë pushimesh, por jo për Tedin dhe Ajlën.
Duke vijuar traditën në gjimnazin Petro Nini Luarasi, të nisur që prej vitit 2015, ata edhe gjatë vitit mësimor por edhe gjatë verës mbajnë të aktivizuar nxënësit me klubin e matematikës. Gjimnazistët mblidhen për të thelluar njohuritë në këtë lëndë.
“Mësohet më lehtë kur të shpjegon një bashkëmoshatar i yti“, tha Ajla Bode, nxënëse.
“Është interesante sepse thyhet ajo barriera e shpjegimit nga mësuesi.. shpjegon edhe duke bërë humor, shaka.. pra në këtë mënyrë shkon çdo gjë mirë për mbretëreshën e shkencave“, tha Tedi Qamo, nxënës.
Në rolin e mësuesit është 16-vjeçari, Tedi Qamo, i cili është rritur në një familje arsimtarësh…
“Gjyshja ime dhe prindërit janë mësues, të cilët më kanë mësuar mua këtë dashuri për matematikën dhe është shumë e vecantë kur ti shpjegon dhe ata të kuptojnë…”, shtoi më tej Tedi Qamo.
Dyert e shkollës janë të hapura për të pritur nxënësit çdo të hënë për rreth 1 orë për të dhënë pa pagesë mes nxënësish njohuri për matematikën…
Teksa ky është bashkëpunimi i parë mes ‘shkencëtarëve të rinj’, klubi i radhës me në krye Ajlën do të organizohet gjatë vitit të ardhshëm shkollor në lëndën e fizikës.
“Klubi mirëpret të gjithë nxënësit si ata të katrës deri të dhjetës për të mësuar bashkë më shumë rreth matematikës”.
Të dy, edhe pse kanë mbaruar vetëm vitin e parë të gjimnazit janë duke u përgatitur për aplikimin në universitet, që me keqardhje por me vetëdije, siç thonë ata do të jetë larg Shqipërisë.
“Po bëjmë teste për aplikuar për studime në Amerikë. Pushime? Vetëm 10 ditë, duhet të fillojmë që tani të mendojmë për të ardhmen tonë”.
Me dëshirën për t’u rikthyer në atdhe dhe kthjelltësinë e ambicien për të ardhmen e tyre, Tedi dhe Ajla shpresojnë të përcjellin te moshatarët e tyre shembullin si mund të kontribuojnë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Nxënës#Mesues#TopChannelNews
Ещё видео!