Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, në një intervistë me gazetarë nga Amerika Latine, tha se "formula e paqes" e ofruar nga Ukraina mund të bëhet një mjet universal për t'u dhënë fund konflikteve të tjera.
Zelenskyi vuri në dukje se formula ka të bëjë kryesisht me Ukrainën, por nëse disa institucione ndërkombëtare nuk ofrojnë një mundësi për t'i dhënë fund me të drejtë luftërave të tilla agresive, atëherë Formula e Paqes mund të bëhet një themel i ri universal për vendime të ngjashme.
"Fatkeqësisht, ne nuk jemi vetëm dhe ky nuk është konflikti i fundit ushtarak në botë. Dhe besoj se pas përfundimit të kësaj lufte, një Formulë e tillë mund të jetë bazë për tejkalimin e problemeve të tjera globale", theksoi presidenti.
Sipas tij, shtetet individuale mund të kenë mendimin e tyre për pika të caktuara të Formulës së Paqes dhe kjo është normale, sepse çdo platformë është e diskutueshme.
"Të pajtohesh me diçka dhe të mos pajtohesh me diçka. Të ofrosh diçka unike. Dhe kjo është ajo ku bazohet Formula jonë e Paqes. Baza duhet të jetë ukrainase, sepse lufta është në Ukrainë. Dhe propozimet mund të jenë nga çdo vend. Mjafton që ato vende të mos bëjnë lojën e Rusisë, për hir të disa interesave ekonomike. Në fund të fundit, kjo ka të bëjë me jetën e njerëzve”, u shpreh Zelensky.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Zelensky#TopNews#TopChannel
Ещё видео!