Lajme arkiva 2005
Albert Lenja: “Për sa i përket faktit që përmende herë pas herë që ne kemi lejuar punimet në shkolla. Kjo nuk është bërë në prani të nxënësve. Kjo nuk është ndonjë gjë e re sepse dihet se në shumicat e rasteve ne jemi detyruar të punojmë dhe në prani të zhvillimit të aktivitetit mësimor, por duke u përpjekur që në një masë sa më të madhe të evitojmë këto aksidentet e tjera që mund të shoqërojnë një proces ndërtimi.”
Pyetjes nëse bashkia ndjen veten përgjegjëse mbi ngjarjen zoti Lenja u përgjigj.
Albert Lenja: “Në qoftë se jo keni dëshirë patjetër të më nxirrni ndonjë përgjegjës. Mund të na bëni të tillë.”
Ky është reagimi i Bashkisë së Tiranës lidhur me incidentin e ndodhur dje në shkollën “7 Marsi” në tiranë. Ku tavani i një klase u përplas mbi kokat e nxënësve. Fakt është se Bashkia e Tiranës nuk e ka marrë ende në dorëzim shkollën në fjalë nga firma që ka bërë ndërtimin.
Nxënësit janë lejuar të hynë në ambientet e shkollës pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe në raste të tjera megjithëse akti formal i përfundimit të punimeve nuk është kryer. Ajo që dihet është që shkolla ka qenë e braktisur sot nga nxënësit e saj të cilët kanë nisur të zhvillojnë mësimin në dy shkolla të tjera.
Mësuese: “Mësimi sot u zhvillua në dy shkolla të tjera. Në shkollën “Hasan Vogli” dhe siç e shikoni jemi edhe këtu në shkollën “Sami Frashëri”. Të dyja shkollat vunë në dispozicion ambientet mësimore për tërë klasat tona dhe do të jetë një proces normal mësimi.”
Ndërkohë përfaqësuesit e firmës ndërtuese Sirius janë shprehur për nj të përditshme se kanë dërguar dy psikologë për të asistuar fëmijët e shokuar dhe kanë ngritur një grup ekspertësh për të hetuar shkaqet e ngjarjes./tvklan.al
Gazetar: Rezart Lahi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!