Një i dënuar shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Teramo.
Arratisja e 40-vjeçarit shqiptar vuri në pah edhe njëherë mangësitë e sigurisë në burgjet italiane, duke përfshirë mungesën e personelit apo mungesën e teknologjisë adekuate.
“E denjë për filma”, kështu e cilësojnë mediat italiane arratisjen e 40-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Shqiptari, dyshohet se ka prerë hekurat e qelisë në mesnatën mes të dielës dhe të hënës duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i dënuari shqiptar është ndihmuar dhe nga jashtë burgut nga një dron i dërguar nga persona të tjerë, i cili mendohet të ketë monitoruar lëvizjet e rojeve dhe të këtë futur në qeli mjetet që u përdorën për arratisjen.
Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve bën me dije se shqiptari, i cili kishte ende shumë dënim për të kryer, ka prerë hekurat dhe është varur nga dhoma e tij me një litar, për t’u larguar më pas me vrap.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Arratisja#Italy
Ещё видео!