Dosja kalon për gjykim, akuzohen për shpërdorim detyre
Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Radio-Televizionit publik shqiptar, Thoma Gëllçi dhe të 3 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka kaluar për gjykim. 4 të pandehurit kanë kërkuar nga gjykata që të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Kjo për shkak se nuk kanë më prova te reja për të sjellë dhe po ashtu atyre u ulet 1/3 e dënimit përfundimtar.
Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro. Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin është një procedurë që e parashikon ligji i prokurorimit. Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Gëllçi akuzohet vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shkelje të barazisë së tenderave apo ankandeve publike. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender. Në dosjen e SPAK thuhet se procedura e tenderimit ka nisur në Tetor të 2018, ndërsa kanali RTSH Agro ka dalë me prova teknike në Prill të 2021. Po ashtu sipas SPAK në dosje thuhet se kompania fituese nuk i plotësonte të gjitha kushtet për ta marrë tenderin.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!