Lajme arkiva 2009
Policia e Kosovës nga stacioni verior në Mitrovicë duket se nuk po arrin dot të pengojë demostruesit serb. Edhe në ditën e 9 të protestave që po bëhen kundër rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut kordoni i policisë së Kosovës po shpërthehet nga protestuesit, por pastaj rrugëtmi po ju ndërpritet nga forcat e tjera të rendit.
Policia e EULEX-it e ndihmuar edhe nga KFOR-i me gaz lotsjellës po vazhdon të mbrojë vazhdimin e punëve të shqiptarëve. Pavarësisht se çfarë po ngjan rreth mëhallës shqiptarët po vazhdojnë të ndërtojnë shtëpitë. Shenasi Uka banorë i Suhodollit në lagjen Kroin e Vitakut ka tre hektarë e gjysmë tokë, ai thotë se tashmë ka nisur të ndërtojë shtëpinë dhe nuk do të ndalet pasi është në pronën e tij.
“Ata mundet me bo protesta, munden me bo çka të duan, ne kemi vendimin, vendosim me u kthye në pronat tona se s’kemi ku tjetër.”
Serbët e verut të Mitrovicë kanë paralajmëruar se protesta do të ketë edhe nesër ndërkohë paralajmërim kanë bërë edhe shqiptarët se nuk ndalim punët./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!