Lajme arkiva 2008
Doganierët grek i kanë dhënë fund grevës 4 ditore, duke kthyer në normalitet punën në pikat kufitare në vendet fqinje si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Turqia. Në orët e para të mëngjesit presidenti i sindikatës së doganierëve Argirisa Sagiralopulos, njoftoi për ndërprerjen e grevës e sqaroi se ky vendim erdhi në të mirë të qytetarëve dhe tashmë i takon qeverisë të rishikojë pozicionin e saj.
Mësohet se gjatë mbrëmjes janë takuar me përfaqësues të qeverisë të cilët duket se kanë rënë dakord për të marrë parasysh kërkesat e doganierëve, më kryesorja e sigurimit të ardhurave nga paketa ligjore për tatim taksat. Mesa duket një tjetër faktor që ka ndikuar në ndërprerjen e grevës ka qenë dhe shpallja e saj nag ana e gjykatës si e paligjshme, duke vënë në pozitë mjaft ët vështirë 3700 punonjësit e doganave, porteve dhe aeroporteve të cilët me këtë vendim rrezikoni shumë.
Menjëherë pas ndërprerjes së grevës gjendja është kthyer në normalitet, karburantet 90% e të cilëve përballuan 4 ditë vetëm me rezerva minimale kanë nisur të furnizohen. Mungesa e karburanteve u pasua për 4 ditë me radhë me mosfurnizim të produkteve ushqimore, ndërsa në pikat kufitare makinat, kamionët dhe maunet kanë nisur të lëvizin duke i dhënë fund radhëve të gjata./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!