Moti i keq ka prekur të gjithë vendin. Përveç reshjeve të shiut, ka pasur në shumë zona të vendit edhe reshje dëbore, shoqëruar me një ulje të ndjeshme të temperaturave. Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit reshjet e borës kanë pushtuar disa qarqe të vendit, duke filluar nga Dibra, Korça, Kukësi dhe Shkodra.
Reshjet e dëborës janë shoqëruar me ulje temperaturash dhe erë të fortë. Aktualisht, akset rrugore Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Milot janë të kalueshme pa zinxhirë.
Sa i takon aksit Bulqizë-Krastë, Bulqizë-Zona D dhe në rrugët e njësive administrative Ostren, Martanesh Terbishtë, Zerqan, Shupenzë, nevojitet pajisja e automjeteve me zinxhirë.
Në Steblevë të Librazhdit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm dhe rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Reshje dëbore edhe në bashkinë Mirditë, kryesisht në njësinë administrative Fan, Orosh, Kaçinar e Kthellë me trashësi deri në 25 cm.
Korça është zgjuar nën petkun e dëborës, ku nga raportimet e deritanishme mësohet se trashësia ka arritur deri ne 30 cm në Dardhë dhe 10 cm në Voskopojë.
Mbrëmjen e së hënës në Voskopojë u bllokuan dhe 4 automjete, por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.
Dëborë ka pasur edhe në malësinë e Krujës ku trashësia e tyre është e papërfillshme. Fatmirësisht deri më tani asnjë problematik për sa i përket kalimit të qytetarëve dhe makinave nuk është raportuar.
Por edhe në zonat e thella malore të Shkodrës ka pasur reshje bore. Në Theth, Lëpushë dhe disa fshatra të Dukagjin, nuk janë shënuar probleme të mëdha, por rrugët janë bllokuar.
Ndërkohë që reshje dëbore ka patur në Llogora gjatë orve të natës , temperaturat e ulta kanë sjellë dhe ngrica në rrugë, por dy borëpastruese kanë qënë gjatë natës në punë duge hedhur kripë dhe mbajtur të hapur këtë aks rrugor.Kjo zonë turistike prej tre ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike, dhe bizneset kanë ngritur shqetësimin , por deri më tani asnjë shenjë e energjisë elektrike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Temperatura#Probleme#TopChannel
Ещё видео!