#oranews #rtvora #shkoder
Ekzekutimi me plumb në gojë i Endri Mustafës në zonën e Livadeve në Shkodër duket se ka qenë pjesë e serialit të vrasjeve në këtë qytet. Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim si autor të ngjarjes, 28 vjeçarin Ibrahim Lici, person me rrezikshmëri të lartë në arrati prej dy vitesh për ekzekutimin e dy vellezërve Bilali. Në pranga është vënë edhe një 15 vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Ibrahim Lici, është autori i dyshuar i ekzekutimit me plumb në gojë të 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 17 majit 2021 në zonën e Livadeve në periferi të Shkodrës.
Një ditë pas zbulimit të trupit të pajetë, policia deklaroi se 28- vjeçari me precedentë penalë, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë është shpallur në kërkim pasi implikimi i tij në ngjarje është dokumentuar me prova shkencore.
Një 15 vjeçar me inicialet Ergys M, është arrestuar ndërkohë si bashkëpunëtor në krim, ndërsa 26-vjeçari Edison Arazi është vënë në pranga si person që kishte dijeni.
Minoreni sipas bluve është i përfshirë direkt në vrasjen me 6 plumba të 32-vjeçarit Mustafa, i cili kishte tri ditë që ishte denoncuar i zhdukur nga familja.
32-vjeçari sipas ekspertizës u qëllua me një plumb në gojë, dy në kokë dhe tre në trup, ndërsa pranë tij u gjet edhe një pistoletë, prova që siç duken kanë ndihmuar policinë të arrijë tek autorët e dyshuar.
Ibrahim Lici është një emër i njohur për Policinë e Shtetit dhe për veprimtarinë e tij kriminale ndër vite është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.
28-vjeçari prej dy vitesh është në kërkim i dyshuar për vrasje por siç konfirmon edhe ngjarja e fundit ai lëviz e vepron ende brenda qytetit të Shkodrës.
I riu është i dyshuari kryesor edhe për ekzekutimin e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Për krimin janë vënë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 vjeç dhe Mislim Rama 23 vjeç.
Hetimet e policisë së Shkodrës konfirmojnë se ekzekutimi i Endri Mustafës, është në vijimësi të sagës së krimeve nga përplasja e grupeve Bajri dhe Lici në kryeqendrën e veriut.
32-vjeçari konsiderohej pjesë e grupit të Astrit Bilalit, me të cilin ka qenë i arrestuar me herët për grabitje dhe plagosje.
Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, i cili konsiderohet edhe kreu i fisit dhe i arrestuar për gjobëvënien ndaj tregtarëve të Shkodrës.
Në vitin 2018, vëllai i tij Fatbardh Lici u ekzekutua në një atentat ndërsa më herët në janar të atij viti i bënë atentat në qendër të Shkodrës, ku mbeti i plagosur Lulzim Kulla.
Njoftimi I policisë Shkoder, 18 maj 2021
Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.
Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen "Salo Halili", Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!