Teherani ka paralajmëruar që Izraeli mund të përballet me hakmarrje për shkak të sulmit të fundit mbi qendrat ushtarake iraniane, ndonëse lideri suprem i vendit nuk ka treguar shumë gatishmëri në vazhdimin e sulmeve të njëpasnjëshme mes dy armiqve rajonalë. Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, tha të hënën se Izraeli do të përballet me “pasoja të hidhura” për kryerjen e sulmeve ajrore në territorin iranian dy ditë më parë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha më herët se Teherani do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur sulmit izraelit.
Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se me sukses ka kryer sulme hakmarrëse “precize” mbi qendrat ushtarake iraniane. Sulmet janë kryer në një kohë kur ishin rritur shqetësimet se Izraeli mund të niste një sulm masiv, cka edhe mund t’i conte dy fuqitë rajonale drejt një lufte të madhe. Ekspertët sugjerojnë se sulmet u kanë dhënë Izraelit dhe Iranit mundësinë për të shmangur një përshkallëzim të madh rajonal. Irani ka thënë se ka marrë një paralajmërim nga Izraeli para nisjes së sulmeve, të fundit në kuadër të ping-pongut të raketave mes Izraelit dhe Iranit, të lidhura me luftën e Izraelit në Gazë dhe rolin e Iranit në mbështetjen e grupeve militante anti-izraelite në rajon. Zyrtarët iranianë kanë insistuar se mbrojtja iraniane ka shkatërruar në ajër shumicën e raketave por ka pranuar se katër ushtarakë iranianë janë vrarë, si pasojë e sulmeve. Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë më herët se izraeli i ka bërë llogaritë gabim por nuk ka folur për një përgjigje iraniane. Khamenei u ka bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë të kuptojnë “kapacitetin” e Iranit, dhe ka këshilluar që është një gabim “ekzagjerimi” apo edhe minimizimi i sulmeve izraelite. Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, citohet të ketë thënë se veprimet e ushtrisë izraelite nuk e kanë arritur “synimin”. Sipas tij sulmet nuk janë menduar mirë dhe janë kryer “në një moment dëshpërimi” të Izraelit, ndërsa vazhdon betejat kundër grupeve që përkrah Irani në Rripin e Gazës dhe Liban.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Izrael#Iran
Ещё видео!