Krishti u ngjall'! Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Qindra besimtarë ortodoksë iu drejtuan sonte katedrales së "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë zgjat deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët u bashkuan për të uruar ringjalljen e Jezusit.
Ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin.
Besimtarët ortodoksë urojnë njëri-tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.
Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.
Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.
"Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.
Ещё видео!