TIRANE- Arratisja e 7 personave nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, ka ndodhur brenda 20 minutave. Ka qënë një moment kur Marashi dhe Guri ishin duke luajtur me letra, ndërkohë që i pari që është parë të dalë me armë nga qelia ka qënë Admir Tafili. Kjo kohë i ka mjaftuar Admir Tafilit, Fran Marashit dhe Gëzim Gurit, që të realizojnë pengmarjen e gardianëve brenda në tunelin nëntokësor, që lidh sektorin "A" me daljen kryesore të burgut dhe më pas tu marrin xhupat me mbishkrimin "Policia", duke u hequr si efektivë policie. Pikërisht falë kësaj skeme tepër të mirëorganizuar, kanë përfituar dhe katër të dënuarit e tjerë që nuk kanë qënë pjesë e organizimit të arratisjes si Gëzim Goro, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lulo.
Ndërkohë që i gjithë sistemi i kamerave gjatë kësaj kohe ka funksionuar për mrekulli, por dy gardianet operatore të sallës së mbikqyrjes të kamerave, Suzana Sejdarasi dhe Luljeta Dvorani nuk kanë parë asnjë gjë se çfarë ndodhte në tunellin nëntokësor që lidh sektorin A me daljen kryesore të burgut të Drenovës. Gazeta "Shqiptara.com", disponon të gjithë skemën e arratisjes, e cila është arritur të ndërtohet nga grupi hetimor që udhëhiqet nga prokurorët Alket Mersini dhe Adnand Xholi, të cilët kanë verifikuar pamjet filmike të 19 kamerave.
Ещё видео!