#reportTV #lajmeshqip #lajme
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri të çastit me një person tjetër.
Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, ku 20-vjeçari me inicialet A.L u godit me thikë nga një person me inicialet A.V.. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Autori i dyshuar i është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ещё видео!