#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 karota
1 presh
1/2 qepë
2 speca mix ngjyra
4 patate
1.5 L ujë ose lëng perimesh
1 filxhan kafe fidhe
Krip + piper të zi
Nenexhik + majdanoz
2 vezë
2 lgj salcë kosi
Karotat i grijmë në rende dhe i skuqim në vaj ulliri për 2 minuta. Shtojmë qepën dhe preshin të grirë hollë dhe i kaurdisim së bashku sa të ulin volumin. Shtojmë specat të prera në kubikë të vegjël 0,5 cm. I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë patatet e prera në kubikë me brinjë 1 cm. I mbulojmë me lëng perimesh ose ujë dhe vendosim kapakun. I lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë mesatare.
Shtojmë fidhet, i përziejmë dhe këto i lëmë të ziejnë për 12 minuta. Ndërkoha supa ka marrë një kosistencë të plotë. Mund të rregulloni konsistencën që dëshironi duke shtuar dhe pak lëng perimesh. Sa të marrë valë, e fikim, e lëmë t’i bjerë pak temperatura. Shtojmë erëzat nenexhik dhe majdanoz e më pas rrahim vezët. Shtojmë kremin e kosit (në mungesë mund të përdorni pana). Shtojmë në përzierjen me vezë pak lëng supe e më pas përziejmë në tenxhere. Supa është gati për t’u shërbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!