Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Tre ishin autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e regjistruar disa momente më parë në rrugën “Nënë Tereza”. Të armatosur me armë zjarri automatik, autorët kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”. Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër me qëllim kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar. “Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.
Ещё видео!