Sulmi i armatosur në një shkollë fillore në Finlandë me autor një 12 vjecar, ishte pasojë e bullizmit pohoi policia e vendit nordik. I mituri sipas saj, kishte marrë pistoletën e një të afërmi e më të, qëlloi mbi tre nxënës të tjerë të së njëjtës moshë me të në në shkollën fillore “Viertola” në afërsi të Helsinkit e kërcënoi disa të tjerë.
Një prej nxënësve vdiq, ndërsa një prej dy të tjerëve që mbetën të plagosur mësohet se është një vajzë nga Kosova. Ajo dhe e plagosura tjetër janë duke marrë trajtim në spital. Autori i ngjarjes së rëndë, shtetas finlandez, e pranoi përpara forcave të rendit kryerjen e aktit.
Ai ishte transferuar në këtë shkollë në fillim të vitit 2024, pohuan hetuesit. Lajmin se mes të lenduarve ishte dhe një vajzë shqiptare e konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës. Ajo nuk dha hollësi të tjera, por njoftoi se Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës.
Në nder të fëmijës së vrarë në këtë sulm, e mërkura në Finlandë u shpall ditë zie komëbtare. Shkalla e bullizmit në shkolla në Finlandë është rritur, me 8.6 për qind të nxënësve të moshës rreth 12-vjeçare thonë tani se kanë qenë viktima të këtij fenomeni të paktën një herë në javë.
Incidentet e fundit madhore të këtij lloji në Finlandë ishin ato të vitit 2007, kur Pekka-Eric Auvinen pati vrarë shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit e një vit më vonë, në më 2008, Matti Saari, një tjetër student, pati shtënë me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës. Ai i ka vrarë nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Finlandë#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!