Task Forca e Policisë Rrugore të Tiranës arrestoi në flagrancë një 43-vjeçar, i cili tentoi t’i jepte rryshfet punonjësit të Policisë.
I arrestuari është Maksim Gega, i ndaluar nga Policia nën akuzën e “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Shërbimet e Task Forcës ishin duke kryer kontrolle në zonën e Unazës së Madhe në kryeqytet, kur kanë konstatuar se mjeti me targa TR 16 28 U, tip “Renault”, i drejtuar nga Maksim Gega shkeli semaforin e kuq.
Policia u vu në ndjekje të mjetit dhe e ka ndaluar atë pak metra larg kryqëzimit ku kreu shkeljen.
Punonjësit e Task Forcës i kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentat e makinës dhe lejen e drejtimit, por Gega i ka futur në xhep njërit prej policëve 500 lekë të reja, për të shmangur ndëshkimin administrativ. Ai u arrestua në flagrancë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Tiranë.
Ещё видео!