#reportTV #lajmeshqip #lajme
I pranishëm në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ avokati i njohur Idajet Beqiri bëri publik vendimin për të marrë përsipër dosjen e Bleonës dhe nëse do të duhet, këtë çeshtje do ta dërgojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
Idajet Beqiri: Ju si emision keni bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Është një rrëmbim i një fëmije të mitur dhe është një nga krimet më të rënda në aktin penal. Në një situatë të tillë, ky rast ka gjurmë, në aspektin juridik. Është ulëritëse si mund të dështojë policia me këto gjurmë që ka. Një rast i tillë është dështim i policisë së shtetit. Ky është një krim brenda familjes dhe duhet gjetur brenda familjes. Ne marrim përsipër rastin. Ceshtjen do ta cojmë deri në Strasburg, do t’i shkojmë deri në fund, madje pa asnjë kosto financiare.
’Pa Gjurmë’ solli këtë të shtunë një histori të publikuar së fundmi në dy programe analoge, në Rusi dhe Itali, ku një vajzë me emrin Olesia Rostova, e cila ishte birësuar në Rusi dyshon se origjinën e ka nga një shtet Europian. Ajo është gjetur në rrugët e Moskës, diku rreth moshës 5-6 vjecare nga persona të komunitetit rom. Këta të fundit e kanë strehuar vogëlushen e asaj kohe, e cila nuk fliste rusisht, por një gjuhë të huaj, që nuk u kuptua nga ata që e strehuan të parët. Pas dy vitesh, autoritetet në Moskë, ranë në kontakt me këta personat që strehonin vajzën e panjohur. Olesia u vendos në një jetimore në Moskë dhe më pas u birësua nga një cift po në Rusi. Në një moshë madhore ajo kërkon të mësojë origjinën e saj. Dhe në intervistën e dhënë ajo këmbëngul se është nga një shtet i Europës. Gazetarë dhe analistë të ftuar në programin analog hodhën pistën mbi një rrëmbim të mundshëm, ku vajza mund të ishte rrëmbyer nga Italia apo qoftë edhe vendet e ballkanit dhe mund të kishte përfunduar në Moskë.
Ещё видео!