E gjithë administrata publike do të marrë këstin e parë të rritjes ë pagës në muajin dhjetor të këtij viti. Sipas dokumentit të qeverisë “Masat Prioritare të reformës dhe administratës publike” që është hedhur tashmë në fazë konsultimi publik, rritja do të ndodh fillimisht me 15%.
Ndërkohë rritja e dytë do të bëhet në muajin dhjetor të vitit 2024, me po afërsisht 115 euro. Sipas vendimit që u mor pranverën e këtij viti paga bruto në sektorin publik do të shkojë 900 euro deri në vitin 2025. Qëllimi I kësaj rritjeje sipas qeverisë është që të zvogëlojë hendekun e pagave të sektorit publik në rajon dhe të nxis konkurrencën me sektorin privat.
Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë. Niveli I pagave në sektorin shtetëror nga vitit 2014 ka shënuar rritje me rreth 20%, ndërkohë të parët për këtë vit që përfituan nga rritja e pagës ishin mësuesit, mjekët, infermierët dhe policët, por dhe deputetët, ministrat dhe zëvendësministrat. Nga rritja e pagave do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në shtet.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Administrata#Pagat#TopChannelNews
Ещё видео!