#rtvora #oranews
Një ngjarje e rëndë u shënua në Fier, ku një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë plagosi me armën e shërbimit një 70 vjeçar. Polici Paulin Shpani ishte në gjendje të dehur, kur duke drejtuar makinën u përplas në oborrin e Soni Meços të cilin më pas e qëlloi me pistoletë.
Një 70-vjeçar u plagos me armën e shërbimit nga një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë banesës së Soni Meços në lagjen Sheq i Madh.
Efektivi i FNSH, Paulin Shpani, po ngiste në gjendje të dehur mjetin e tij, kur në këtë pikë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda oborrit të familjes Meço!
Aty ka dëmtuar gardhin rrethues dhe makinën e parkuar, siç tregojnë këto pamje.
Aksidenti u pasua me një debat dhe ofendime nga efektivi i dehur në drejtim të 70 vjeçarit siç tregon bashkëshortja e tij.
Dhe në konflikt e sipër polici ka nxjerrë armën e shërbimit e ka qëlluar në dorë.
41 vjecari Paulin Shpani më pas është shoqëruar në Polici për sqarimin e ngjarjes, ndërsa 70 vjecari i plagosur ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë një këmbësor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi u përplasën nga makinat në Tapizë të Fushë Krujës dhe Durrës.
Policia ndaloi dy drejtuesit e mjeteve.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!