Krimi Ekonomike dhe Financiare i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit 4”. Blutë e Vlorës kanë vënë në pranga një 63-vjeçar, i cili transportonte me kamionë dhe trajlera mallra të dyshuar kontrabandë. Gjatë kontrolleve të kryera rezultoi se Niko Gazeli transportonte për llogari të një biznesi sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë.
Si pasojë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e biznesit Arjan Murtaj dhe vijon punën për kapjen e tij.
Po ashtu, në pranga kanë rënë dhe 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë Anila Adhami dhe Andon Velo, mbi dyshime për shpërdorim të detyrave. Në hetim për të njëjtën vepër penale, një punonjës i tretë i kësaj dege. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha produktesh ushqimore e detergjentesh, 2 kamionë, 1 trajler si dhe 4 celularë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#kontrabandë#Policia
Ещё видео!