Një 48-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj 54-vjeçar, i cili e qëlloi disa herë me thikë. Nga dëshmitë e të afërmëve mësohet se bashkëshorti ia kishte bërë jetën të padurueshme. Për këtë arsye viktima ishte larguar nga shtëpia ku jetonin dhe banonte në një dhomë me qira. Banorët e zones së Lerapetrës në Greqi janë tronditur nga vrasja brutale e të ndjerës.
Sipas asaj që ka treguar për Creta24, vajza e pronarit të dhomave me qira, mësohet se 54-vjeçari e ka goditur të ndjerën me makinë kur ajo doli nga makina e saj për të shkuar tek pronari i dhomave me qira. 48-vjeçarja ka nisur të vrapojë në parking për të shpëtuar. Pronarja, sipas asaj që përshkruan vajza e saj, ka lokalizuar 48-vjeçaren e vdekur në shkallë pranë zonës së pishinës, të goditur me thikë nga 54-vjeçari.
Po ashtu tragjik është fakti që përpara policisë në vendngjarje ka mbërritur djali i 48-vjeçares, i cili ka parë të vdekur nënën e tij fatkeqe. Ndërkohë që prej orës 8 të mëngjesit kanë vijuar negociatat e Policisë me autorin 54-vjeçar të vrasjes, i cili ndodhet në një majë të pjerrët në Peristerë të Ierapetrës duke kërcënuar se do të kryente vetëvrasje. Në zonë shkoi një negociator i posaçëm i Policisë bashkë me djalin e tij me shpresën për ta bindur. Një ambulancë dhe një zjarrfikës ishin gjithashtu në zonë, ndërsa një varkë e marinës greke ndodhet në rrugë detare.
Sipas informacioneve, 54-vjeçari dy ditë më parë kishte kërcënuar se do të vriste viktimën dhe këtë fakt 48-vjeçarja ia kishte rrëfyer shoqes së saj. Po nga të njëjtat burime thuhet se 48-vjeçari dhe 54-vjeçari ishin ndarë prej kohësh dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Krete#TopChannel
Ещё видео!