SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Vetëm pas dy ditësh pritet që të bëhet edhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK. Deri më tani është mësuar se janë tre kandidatë të cilët aspirojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme; Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.
Ata do të tregojnë ditën e premte përballë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Posaçme të gjithë platformën e tyre për drejtimin e kësaj prokuroria. Më tepër detaje rreth kësaj ngjarje ka dhënë në një raportim për Tv Klan gazetarja Bleona Metushi.
Reis Çiço: Lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK do të lidhemi me gazetaren tonë Bleona Metushi. Bleona të përshëndes. Duam të dimë, çfarë do të ndodhë pas dy ditësh?
Bleona Metushi: Të premten, në datën 16 Dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të dëgjojë në tre intervista të ndryshme tre kandidatët aspirues për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme për tre vitet e ardhshme. Në një mbledhje e cila pritet të zgjasë rreth 2 orë, 3 kandidatët do të tregojnë përballë 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të gjithë platformën e tyre të drejtimit të prokurorisë më të rëndësishme në vend. Ndërkohë nga ana tjetër në përfundim të kësaj mbledhje të Këshillit të Lartë të të Prokurorisë, duke u bazuar në disa kritere të cilat janë vendosur si më kryesoret siç është ajo e aftësive menaxhuese dhe drejtuese, por edhe të komunikimit publik do ë votojë, për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.
Reis Çiço: Cilët janë kandidatët dhe si shpallet fituesi?
Bleona Metushi: Janë tre kandidatë, Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili, të cilët shprehën interesin e tyre për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, të tre prokurorë karriere dhe që janë të lidhur ngushtë me Prokurorinë e Posaçme pasi edhe më herët kanë qenë pjesë e Prokurorisë ose më saktë e ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe janë marrë me hetime dhe dosje të forta, të konsideruara të tilla për shkak të veprave penale të korrupsionit por edhe të krimit të organizuar. Ndërkohë pritet që në përfundim të mbledhjes së organizuar ditën e premte 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nëpërmjet votimit do të bëjnë edhe përzgjedhjen e kreut më të ri të Prokurorisë së Posaçme ndryshe nga sa ka ndodhur tre vite më parë në përzgjedhjen e Krajës, i cili në fakt është zgjedhur duke u pikëzuar, secili kriter është pikëzuar, këtë herë do të bëhet me votim./tvklan.al
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!