Gazetari Arsen Rusta raporton nga Aeroporti i Rinasit, ku u krye grabitja, se një prej autorëve ka mbetur i vdekur në një distancë jo më larg se dy kilometra larg pistës së aeroportit të Rinasit. Grabitja ndodhi brenda pistës ku një transfertë erdhi ng ajashtë vendit. Autoblinda me para e firmës Nazeri 2000 ra pre e grabitësve të armatosur.
Nuk dihet nëse kanë qenë punonjësit e policisë private, apo ata të rendit që kanë ndjekur autorët. Por Rusta raporton, se një prej grabitësve është gjetur i vdekur në rrugën e Hurmave siç njihet, 2 kilometra larg aeroportit. Mendohet të kenë qenë 4 autorë të armatosur dhe të maskuar. Ndërsa të tjerët kanë mundur të largohen së bashku me shumën e parave të grabitura, që mendohet të jenë 10 milionë euro.
Autori u gjet i pajetë me një armë kallashnikov me vete, tre krehëra dhe një granatë.
Ещё видео!