Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Durrësi është gati për pritjen e pushuesve, të cilët këtë vit pritet të jenë të shumtë në numër. Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako tha se ekipet në terren janë duke bërë përgatitjet e fundit në plazhin më të madh të qytetit.Këtë vit, sipas saj, pritet të tejkalohet shifra e 1 milion turistëve që kanë vizituar vitin e kaluar Durrësin.EMIRIANA SAKOKRYETARE E BASHKISË DURRËSPër momentin 80 përqind e hoteleve që gjenden në vijën e parë të plazhit janë të prenotuar për gjithë sezonin.Bashkia do tregoje një kujdes të shtuar edhe në drejtim të menaxhimit dhe pastrimit të plazhit nga mbetjet urbane, të cilat do të largohen 3 herë në ditë. Për mbetjet, u bëhet thirrje menaxhereve që të ken kujdes se ku hedhin mbeturinat ose do të merren masatKëtë vit, pas vendimit të qeverisë, ka ndryshuar raporti i hapësirës publike me atë private në plazhet e gjithë vendit. 30 përqind do të jetë në dispozicion për publikun pa pagesë, ndërsa 70 përqind do të jenë parcela private që do të menazhohen nga hotelet buzë detit.Për menaxhimin e hapësirës, do të monitorojmë herë pas herë se sa dhe si do të respektohet menaxhimi i ndarjes së kësaj hapësire.Ndër të tjera sako shtoi se është rritur interesi për të ndërtuar me shumë në Durrës. Melia është një emër ndërkombëtar që ka zgjedhur Durrësin. Kjo për shkak të mikëpritjes. Bashkia e Durrësit administron një vijë të gjatë bregdetare që nis nga Kepi i Rodonit në veri të Durrësit deri në Shkëmbin e Kavajës, në kufi me Golemin.
Ещё видео!