Lajme arkiva 2008
Kthimi në atdhe i emigrantëve përveç se ka shtuar fluksin e pushuesve, ka vështirësuar situatën e trafikut në mjaft qytete të vendit. Mungesa e sinjalistikës, orientimet e gabuara, problemet me vend parkimet si dhe terreni i panjohur, janë disa nga problemet që hasin jo vetëm drejtuesit e mjeteve në qytetin e Lushnjës, por dhe vetë efektivët e policisë rrugore.
“Ka shumë trafik, tani që kemi ardhur edhe ne emigrantët.”
“Gabimet shihen mbi të gjitha, nuk jemi mësuar me shenjat akoma.”
“Në Lushnje është shumë e vështirë për të gjendur vendet e parkimit. Ne këtu bëmë 2 orë derisa gjetëm një parkim dhe pas nesh që parë na kishin bllokuar dhe makinën dhe nuk e nxirrnim dot.”
Flamur Veliu: “ Ne jemi përqendruar kryesisht tek problemi i parkimeve të gabuara. Mjafton një makinë të ndalojë në kryqëzim krijon një kaos të jashtëzakonshëm, kjo do një çerek ore ta zhbllokosh.”
Nga ana tjetër policia bashkiake ka nisur aplikimin e gjobave për parkimin e gabuar në rrugët kryesore dhe shesheve qendrore të qytetit. Numri i gjobave të vendosura nga policia bashkiake për parkime të gabuara ka shkuar në 25 në ditë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!