Kryetari Lulzim Basha në një takim për prezantimin e kryetarëve të rinjt demokratë të degëve ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë anëtarët.Ai tha se 35% e të anëtarëve të rinj në PD do të jenë në listën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Përballë entuziazmit të të rinjve, Basha premtoi edhe një tjetër vendim që ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
“Kam vendosur t’i propozoj Këshillit Kombëtar për 35 përqind përfaqësim të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nuk ju kam dhënë më shumë se ç’ju takon”,
“Nuk do t’i caktojmë, do t’i zgjedhim me debate dhe primare si republikanët dhe demokratët në SHBA dhe do t’i japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie”, u shpreh ai.
Në takim Basha nuk la pa hedhur edhe akuza ndaj qeverisë dhe kongresit të PS nga ku Rama tha se duhet referendum për madnatin e tij. Basha e ka quajtur veprim si në komunizëm
“Si Hoxha atëhere me një kandidat të vetëm do bëjë referendum ai, është qesharak dhe i dëshpëruar.”
Partia Demokratike ka përmbyllur këështu procesin e zgjedhjes së krerëve të Forumeve Rinore nëpër rrethe dhe në takim me të rinjtë fitues, Lulzim Basha gjeti rastin të sulmojë “karvanin e Edi Ramës”.
“Karvani i mjerimit i Edi Ramës është nisur për në stepat e orientit ku e pret orienti, jo ai romantiku, por ai politik i dallkaukëve, i allishverishëve, i palaçove, abuzimeve dhe gangsterëve. Unë uroj që socialistët, jo vetëm për të mirën e tyre, por për të mirën e të gjithë Shqipërisë, këtë karvan ta kthejnë me kokë nga Perëndimi dhe jo nga Lindja për ku është nisur”, tha Basha.
Basha ftoi të rinjtë dhe përmes fjalës së mbajtur para tyre gjithë qytetarët për revoltë për atë që e quajti regjim të oligarkëve dhe korrupsionit.
Ещё видео!