Samiti i BE per Ballkanin perëndimor ka angazhuar maksimalisht Policinë e shtetit e cila pritet të angazhojë rreth 2 mijë forca policore për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm.
Për këtë plan masash policia është konsultuar dhe me ekspertë sigurie të Bashkimit europian dhe ka shkëmbyer informacione me Interpol dhe Europol
Plani i masave prek pikat e kalimit kufitar ku do të vijnë liderat europiane, rrugëkalimet e delegacioneve dhe sigurimin e ambienteve ku do të mbahet samiti.
Plani i parë i masave ka nisur të implementohet që këtë të hënë fillimisht ne zonën e cilësuar perimetër sigurië. Nis në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Ura e hotel Dajtit deri tek sheshi Nënë Tereza.
Bulevardi Bajram Curri nga rruga e Elbasanit deri tek Ura e drejtorise së policisë Tiranë.
Rruga papa gjon pali nga etc deri tek stadiumi.
Rruga leke dukagjini dhe akset përreth stadiumit dhe rrugët që lidhin aksin papa gjon pali me rrugën e elbasanit
Gjate te martes do te jetë e bllokuar rruga nga aeroporti I Rinasit derti tek mbikalimi i kasharit për të vijuar me autostradët Tiranë –Durrës deri tek ish sheshi shqiponja për të vijuar me unazën veri lindore deri tek rrethrrotullimi I saukut, rethrrotullimi I Akademisë të policisë, pallati I brigadave, rrethrrotullimi I qytetit student deri tek pika fundore bulevardi bajram curri
Nisur nga këto kufizime në trafik për të mos humbur fluturimet e planifikuara gjatë të martës Tirana international aeroport ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të paraqiten ne aeroport 4 orë para fluturimit. Për të mbërritur në Rinas të vetmet rrugë të aksesueshme janë ato alternative nga vora ose nga Fushë Kruja
Kufizime do të kenë dhe mjetet e tonazhit të rëndë në aksin Shkoder- Lezhe- Milot-Thumane Fushkrujë - Vorë.
Gjatë kësaj të hëne një pjesë e delegacioneve kanë mbërritur dhe kjo ka sjellë një shtim të patrullimit të forcave të policisë në rrugë edhe patrullim nga ajri me helicopter.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Qarkullimi#Samiti#TopChannelNews
Ещё видео!