Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, me disa përjashtime, kanë hequr të gjitha masat anti-covid në vend. Mjekët thonë se në përmirësimin e situatës epidemiologjike ka ndikuar edhe vaksinimi i popullsisë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimin e Komisonit për Sëmundje Ngjitëse që të hiqen të gjitha masat anti-covid, me përjashtim të mbajtjes së detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore dhe qendrat për kujdesin e pleqve dhe personave me nevoja të veçanta.
Por si është situata në terren. Reparti Infektiv dukej i zbrazët. Mjekët thonë se varianti Omicron dhe vaksinimi ndikoi në uljen e ndjeshme të rasteve të infektimeve.
“Rënia e numrit të pacientëve pritej pas valëve me të cilat u përball sistemi ynë shëndetësor, varianti i fundit që mbizotëroi në të gjithë rajonin e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, varianti Omicron bëri punën e tij dhe nga ana tjetër një numër i madh i popullates e kaloi edhe variantin Omicron dhe shkaktoi imunitet të popullatës, por këtu një rol të rëndësishëm luan edhe vaksinimi dhe kalimi i variantit bazë të Covid-19”.
Qeveria u ka rekomanduar shtëpive të shëndetit që ta intensifikojnë vaksinimin në terren të personave më të rrezikuar si dhe të punonjësve të shëndetësisë.
Ndërkaq, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19, një viktimë dhe 85 pacientë të shëruar.
Ky bilanc vjen pas 1.661 testimeve të kryera brenda 24 orëve të fundit. Në Maqedoninë e Veriut aktualisht shënohen 621 raste aktive me COVID-19.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!