Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ka thënë se shqiptarët janë njohur dje me një shqetësim shumë të rëndësishëm të bërë publik nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i cili ka të bëjë me rrjetin 5G, të promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama.
“Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen dhe ngre shqetësimin që rrjeti 5G, i cili po eksperimentohet në Shqipëri, i promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve”, shprehet Vasili.
Më tej nënkryetari i LSI ngre disa pyetje shumë të mëdha që kërkojnë përgjigje, pasi sipas Vasilit ky rrjet bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve.
Ещё видео!