Si prodhohet dhe pse është e rëndësishme energjia e erës? Cilat janë zonat me potencial për zhvillimin e paqeve eolike në Shqipëri dhe çfarë investimesh mund të kryhen për ta zhvilluar më tej energjinë e erës?
Msc. Ing. Borana Kullolli prezantoi temën "Potenciali i Energjisë së Erësnë Shqipëri" në webinarin “Efektet e Krizës Energjetike dhe Ndërtimi i Politikave për Energjitë e Rinovueshme”, të organizuar online më 7 dhjetor 2021 nga Platforma QARKON dhe Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë.
Shqipëria ka një potencial konkurrues të energjisë së erës deri në 7400 MW. Nga një studim i 2003 nga AKBN, zonat e identifikuara për potencial për të zhvilluar energjinë e erës janë: Shkodra (Velipojë, Cas), Lezhë (Ishull Shengjin, Tale, Balldre), Durrës (Ishëm, Porto Romano), Fier (Karavasta, Hoxhara 1, Hoxhara 2), Vlorë (Akerni), Tepelenë dhe Sarandë. Gjithashtu, studimet tregojnë se Shqipëria ka edhe potencial për zhvillimin e energjisë së erës në det të hapur (Offshore). Një studim i 2010 nga Gaudiosi dhe të tjerë sugjeron se Shqipëria ka një potencial prej 1344 MW nga energjia e erës e instaluar në det të hapur (Xhitoni 2013).
Energjia e erës është energji e rinovueshme dhe e pastër. Ajo gjithashtu rrit punësimin në këtë sektor, është kosto-efektive për gjenerimin e saj dhe lejon përdorimin e tokës ku instalohen parqet eolike. Për të zhvilluar energjinë e erës kërkohet një infrastrukturë transmetimi e sofistikuar dhe duhet të bëhen
harta të detajuara me të dhëna mbi shpejtësinë e erës. Gjithashtu, duhet marrë edhe mendimi i specialistëve të mjedisit për të shmangur efektet anësore mjedisore dhe sociale, siç janë: impakti në faunë (zogjtë migratorë, lakuriqtë e natës, etj) dhe nivelet e zhurmës së lartë që mund të kenë parqet eolike.
Ещё видео!