#oranews #protest #potam #himare #skafigodetfemijen #skafigodetvogelushen #aksidentmeskaf #skafipushuesit
Ngjarja tragjike e së martës, 2 gusht 2022, ku efektivi i policisë, Arjan Tase, i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ka shkaktuar revoltë qytetare dhe thirrjes për protestë para Ministrisë së Brendshme ju përgjigjën me mijëra.
Ndryshe nga protestat e tjera të zhvilluar në vend, pasditen e 4 gushtit 2022, nën moton "Nuk e vrau varka, por shteti" shumë prindër kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre, të cilët me pankarta në duar kërkonin drejtësi për vogëlushen.
Fillimisht u vendosën pranë Ministrisë së Brendshme. Qytetarë të ndryshëm u shprehën se kishin dalë për të protestuar jo vetëm për 7-vjeçaren, por për t’i dhënë fund pushtetit të të fortit.
"Çdo ditë në jetën tonë dhunohemi nga të fortët".
Tubimi u zhvillua i qetë, deri në momentin, kur avokati Altin Goxhaj u bëri thirrje qytetarëve të thyenin kordonin policor për ta spostuar protestën nga Pedonalja, tek dera e Ministrisë së Brendshme.
Ashtu siç edhe e patën paralajmëruar, protestuesve ju bashkua edhe opozita, ku kreu i Partisë Demokratike theksoi se forca e tij politike do të mbështesë çdo protestë qytetare.
"Qytetarët nuk do jenë kurrë në protestë pa mbështetje, është protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një kauzë shumë të drejtë".
Ndërkohë ish-Presidenti Ilir Meta i shoqëruar edhe nga djali i tij kërkoi dorëheqjen e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja.
"Zgjidhja është protesta dhe vendosja e llogaridhënies në çdo nivel, zgjidhja është dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre".
Më pas protestuersit u spostuan drejt Kryeministrisë, të cilën e kanë gjetur të pambrojtur nga forcat e policisë.
Me thirrjet "Duam drejtësi", qytetarët ndezën qirinj në nderim të vogëlushes, Jonada Avdia, jeta e së cilës u ndërpre padrejtësisht teksa ishte duke pushuar me familjen e saj në plazhin e Potamit në Himarë.
Para se të shpërndaheshin, protestuesit u grumbulluan edhe para godinës së Presidencës ku lanë lënë 72 orë afat për dorëheqjen apo shkarkimin e Ministrit Bledi Çuçi, Ministres Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Policisë, Gledis Nano, duke paralajmëruar protestën e radhës, të hënën ora 19:00.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!