Lajme Arkiva 2008
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalin politikën “përça e sundo” dhe të lejojnë të gjithë qytetarët e Bllokut të udhëtojnë pa viza në Shtetet e Bashkuara.
Kjo temë ishte në qendër të takimit mes Ministrit të Jashtëm slloven,Dimitrij Rupel, dhe sekretares së shtetit, Condolezzaa Rice, në Bruksel.
Rupel, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, i tha Rice se lëvizja e lirë është në interes të të gjithëve.
Republika Çeke ngjalli indinjatën e Brukselit kur nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Uashingtonin javën e shkuar për lehtësimin e vizave.
Edhe Hungaria e Estonia janë drejt nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale duke lëkundur kështu unitetin e Bashkimit Evropian mbi këtë çështje.
Nuk dihet se kush ishte përgjigja që dha Rice gjatë takimit. Të dy diplomatët nuk bënë komente pas mbledhjes.
Administrata e Bushit ka refuzuar të lehtësojë sistemin e vizave me Greqinë dhe me 11 anëtaret e3 reja të BE-së duke përmendur si shkak arsyet e sigurisë.
Rupel deklaroi se BE-ja do ta diskutojë gjerësisht këtë çështje me sekretarin amerikan të sigurisë kombëtare, Majkëll Kertof, në takimin në Slloveni javën që vjen./tvklan.al
Gazetare: Juli Ristani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!