Ky është 67-vjeçari, Petraq Gjika, i cili u gjet i vrarë mëngjesi e së shtunës në fshatin Mbrostar-Ura të Fierit. Gjika ishte në ruajtje të disa serave të kultivuara me perime në këtë fshat dhe është gjetur i pajetë rreth orës 6:40 nga banorët e tjerë.
Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës dyshohet se ai është vrarë me një thikë, pasi ka në trup disa plagë të shkaktuara nga një mjet prerës.
Burimet thanë se kabina ku roja qëndronte ishte e pajisur me kamera të sigurisë dhe meqenëse trupi i pajetë u gjet jashtë saj, hetuesit kanë shpresë që pamjet do t’i ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Petraq Gjika është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli dhe rezulton se edhe më parë ka qenë objekt i një sulmi me thikë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Korrikun e 2018, kur 67-vjeçari u sulmua me thikë nga një person teksa ishte duke pirë kafe në një lokal, por në atë kohë ai i shpëtoi plagëve të marra, ndërsa autori u arrestua.
Gjithsesi grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e vrasjes së Petraq Gjikës nuk ka arritur të zbulojë ende lidhje mes dy ngjarjeve, teksa nuk përjashton pistën se vrasja mund të ketë qenë pasojë e një tentative grabitje.
Tv Klan
#fier #vrasjenefier
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!