Ndihmës sekretarja amerikane për migracionin, Julieta Valls Noyes do të udhëtojë drejt Shqipërisë gjatë javës së ardhshme. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se gjatë qëndrimit të saj, zyrtarja amerikane do të ndalet në Shëngjin dhe Tiranë, ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Kryefjala e bisedimeve do të jetë strehimi i refugjatëve afganë, të cilët presin transferimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria shqiptare mbështeti SHBA-në me strehimin e rreth 2500 refugjatëve afganë. Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria do të shërbente si një vend tranzit për emigrantët politikë afganë të cilët kanë si destinacion përfundimtar SHBA-në.
Megjithatë ende rreth 800 refugjatë afganë ndodhen në Shqipëri, pjesa më e madhe e strehuar në Shëngjin, atje ku ka ndalesën e saj edhe ndihmës sekretarja amerikane për migracionin. Pritshmëritë janë që deri në qershor të këtij viti, të përfundojë procesi i transferimit të emigrantëve afganë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për rolin e saj në këtë proces, si vend tranzit, Shqipëria ka marrë publikisht falenderime nga zyrtarët e lartë amerikanë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Afganë#TopChannel
Ещё видео!