#oranews #atentatnevlore #plagosjenevlore
Një 30 vjeçar u bë pre e një atentati të ndodhur mbrëmjen e 5 marsit 2022 në zonën e Skelës në Vlorë.
Drejt makinës që drejtohej nga personi i identifikuar si Romeo Meçaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë stadiumit "Flamurtari" në Vlorë.
Gazetari i Ora News, Edi Ruçi bën me dije se 30-vjeçari ishte duke parkuar makinën e tij tip "Land Rover" kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij.
Romeo Meçaj është dërguar me urgjencë nga një makinë e rastit në spital dhe mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Ai ka marrë plumba në pjesën e gjoksin dhe në këmbë.
Dyshohet se ngjarja ka si motiv larje hesapesh, pasi personi i plagosur është një figurë e njohur për blutë e Vlorës.
Një makinë është gjendur e djegur në afërsi të zonës së "Ujit të Ftohtë" dhe dyshohet se ka lidhje direkte me ngjarjen.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!