FBI-ja ka arrestuar dy agjentë të dyshuar kinezë dhe ka akuzuar dhjetëra të tjerë të dyshuar si të lidhur me një operacion të paligjshëm policor në Manhattan.
Të pandehurit dyshohet se drejtonin një “stacion policie të padeklaruar” në një lagje të Manhatanit, raportojnë mediat e huaja.
Të pandehurit pritet të dalin para gjykatës të hënën. Liu Jianëang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për komplot duke vepruar si agjentë të qeverisë kineze pa informuar autoritetet amerikane si edhe për pengim të drejtësinë, raporton Reuters.
“Kjo ndjekje penale zbulon shkeljen flagrante të qeverisë kineze të sovranitetit të kombit tonë duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të qytetit të Nju Jorkut,” tha në një deklaratë Breon Peace, prokurori më i lartë federal në Brooklyn.
Ky zhvillim vjen pasi u zbulua se balona spiune kineze që u rrëzua javë më parë në brigjet e SHBA-të, kishte arritur të mbledhë të dhëna mbi disa objekte të ndjeshme ushtarake amerikane, pavarësisht përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për ta bllokuar atë.
Kina kontrollonte balonën spiune dhe ishte në gjendje të fluturonte mbi disa hapësira të ndjeshme ushtarake amerikane (në disa raste duke fluturuar në figurën tetë), dhe të dërgonte informacionin e mbledhur në Pekin në kohë reale.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#FBI#Agjentet
Ещё видео!