Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, kreu i PD-së tha se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Sali Berisha: Mësova më vonë dhe dua të ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, kanë kryer një krim tjetër, që ju e keni të vështirë të imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin. Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se 3 i ka të vetat, dhe një e ka me qira, qenka qiraxhi tek vjehrri. Prit se kjo është me e bukura, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë kur 130 dëshmitarë të pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha, nuk kanë asnjë dëshmi kundër tyre, se çfarë do tremben ata që kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën, këtë e dinë vetëm kriminelët elektoralë, kriminelët kushtetues të Skrapit të partisë.
D.m.th zbatuan urdhrin e Edi Ramës sepse janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre, vjedhjeve që kanë bërë. Dhe të kesh tre banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt se i paguan vjehrrit qira, e kuptoni vetë se ç’ndodh aty. Merret me mend se si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova unë. Më sqaroi avokati mbrapa, se dje kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë se çfarë kanë arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon gjykatën, e kishin fjalën për Irenën me 5 mbiemra dhe SPAK-un për trojkën famëzezë, të zhytur në krime elektorale dhe krime ekonomike të tjera, të denoncuar dhe që do i denoncoj gjithnjë e më shumë për ato që kanë kryer. Dhe gjykojnë që masat duhet t’i vendosin në mënyrë që të imponojnë censurë. Është tipike mendësia e Edi Ramës. Se Edi Rama për ta nuk çan kokën, Edi Rama ka hallin se unë po denoncoj gjithnjë vjedhjet e tij, familjare dhe qeveritare, të lidhura së bashku. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim.
I pyetur nëse do të paraqitet para Policisë Gjyqësore 2 herë në muaj, Berisha ka thënë se përderisa është një proces që buron nga Parlamenti, do të paraqitet.
Sali Berisha: E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 për qind.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!