29-vjeçari, Arjon Hasaj u largua me biçikletë pasi kreu vrasjen e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj mëngjesin e së dielës në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan hetuesit në identifikimin e autorit, i cili tashmë është vënë në pranga së bashku me të vëllain, Klisman Hasaj.
Nga hetimet rezulton se ai ndihmoi autorin e ngjarjes të fshehte armën në një zonë të pyllëzuar e më pas ta groposte në oborrin e banesës, aty ku gjet nga uniformat blu, siç shihet edhe në këtë video.
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj shpjegoi mënyrën dhe motivet e ngjarjes.
“Arjon Hasaj, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit”, deklaroi Fatmir Lleshaj.
Ramazan Mataj u gjet i vrarë në automjetin e tij “Mercedes Benz” mëngjesin e 5 Janarit. Në makinë, policia i gjeti viktimës dy celularë, njëri prej të cilëve pa kartë, ku hetuesit gjetën mesazhe që vëllezërit Hasaj i kishin dërguar atij për ta nxjerrë në pritë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!